Në një ishull të largët në Skoci janë zbuluar gjurmët e mineraleve të një meteori 60 vjeçar.
Një ekip gjeologësh nga Birkbeck, Universiteti i Londrës, po studionin gurët vullkanikë në ishullin Skye në Skoci, kur kanë zbuluar minerale të rralla që nuk janë parë kurrë më parë në Tokë.
Gjetjet janë studiuar dhe janë botuar me 12 dhjetor në revistën “GeoScienceWorld”, transmeton portali arbresh.info
Në studim ekipi u përqendrua në një shtresë më trashësi prej 3.3 metradh në bazën e një depoziti të rrjedhës së lavës 60 milion vjeçare.
Minerali misterioz, osborniti i pasur me vanadium dhe niobium, u gjet më parë vetëm në mostrat e pluhurit nga hapësira në kometë 81P / Ëild 2, të mbledhura nga Stardust Comet Sample Return Mission.
Osborniti u zbulua i patrazuar, duke sugjeruar se ka të ngjarë të ishte pjesë origjinale e meteoritit. Mineralet e tjera të lidhura me ndikimet u gjetën gjithashtu në vend, thanë hulumtuesit./arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri