Një copëz e lashtë balte, ku janë gdhendur 13 strofa të Odisesë së Homerit u zbuluan në vendin arkeologjik të Olympias së lashtë në jug të Greqisë.
Ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi sipas ekspertëve, konstatimi mund të përfaqësojë “ekstraktin më të vjetër” të poemës homerike.
Një vlerësim fillestar ka përcaktuar moshën e kësaj copëze, si para shekullit të tretë. Copëza me shkrimin në baltë do të jetë “një objekt i madh i arkeologjik, epigrafik, letrar dhe historik”.
Zbulimi erdhi pas tre viteve gërmimesh, të kryera nga Shërbimi Arkeologjik Grek në bashkëpunim me Institutin Gjerman të Arkeologjisë. Copëza që mbart vargje të poemës homerike u gjet pranë shenjtërores së Zeusit gjatë gërmimeve të kryera në atë që dikur ishte vendi i dedikuar për Lojrat Olimpike, të mbajtura nga 776 deri në 393 pas Krishtit.
Ekstrakti, i marrë nga libri XIV i Odisea, përshkruan kthimin e Ulysses në shtëpinë e tij në Ithaka. Më parë vetëm disa fragmente të Odisesë janë gjetur në Egjipt.

Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...