Sipas një studimi të kryer së fundmi, vendi më i ftohtë në Tokë është akoma edhe më i acartë seç mendohej fillimisht.
Kërkuesit kanë zbuluar se në një luginë të vogël në majë të shtresës së akullit në Antarktidë, temperaturat kanë arritur deri në minus 100 gradë Celsius gjatë stinës së dimrit.
Ky zbulim i ri i shkencëtarëve mund të ndryshojë tërësisht idenë që kërkuesit kishin deri më tani lidhur me temperaturat më minimale që mund të arriheshin në sipërfaqen e Tokës.
Ted Scambos, një shkencëtar i lartë hulumtues në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Akullit dhe Borës si dhe autori kryesor i studimit u shpreh: “Në këtë zonë ekzistojnë rryma ajri tepër të thatë dhe kjo bën të mundur që nxehtësia nga sipërfaqja e dëborës të rrezatojë më lehtë në hapësirë.”
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...