E ftuar në emisionin “Opinion” historiania Valentina Duka, ka folur për figurën e Esat Pashë Toptanit. E pyetur nga Blendi Fevziu se si e vlerëson figurën e tij, Duka është shprehur se ai ka tradhtuar interesat e shqiptarëve.
“Esat Pasha veproi si një komandat arbiotrat dhe shumë i korruptuar, bëri shumë armiq. E urrenin të gjithë nacionalistët e Shqipërisë së Veriut dhe të gjithë nacionalistët e Shqipërisë së Jugut”, u shpreh Duka.
Më tej Duka tha se Esat Pasha është munduar të fus përçarje të thellë mes shqiptarve: “Kanë qenë të pakta ditët që ai mund të ketë menduar për Shqipërinë. Ka menduar vetëm për karrierën e vet politike”, u shpreh Duka.
Duka e konsideroi Esat Pashën si një personazh që ka tradhtuar gjithmonë interesat e kombit shqiptar.
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...