Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa që ishte supozuar më parë dhe mund t’i ruaj 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapsave – lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.
Ata kanë zbuluar se, mesatarisht, një sinapsë mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti apo 1,000,000,000,000,000 bitëve.
Një petabit është njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe uebi.
Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...