Pothuajse të gjitha fetë e botës mbështeten në atë se Zoti ekziston, së bashku me parajsën dhe ferrin.
Sipas këtyre feve, jeta pas vdekjes ka të bëjë me ndëshkimin ose shpërblimin e njerëzve të cilët jetuan në këtë botë.
Por, një tjetër gjë e thotë një prift në një video në YouTube, i cili ishte bërë hit me deklaratën e tij.
Në video, prifti thotë: “Nuk mendoj se ekziston ferri. Pata besuar në jetën pas vdekjes, por nuk mendoj se ka të bëjë ndonjë gjë me shpërblimin ose ndëshkimin”.
“Feja është gjithmonë në biznesin e kontrollit dhe kjo është diçka që njerëzit në të vërtetë nuk e kuptojnë”, thotë ai.
“Nëse ke parajsën si një vend ku shpërblehesh për mirësinë tënde dhe ferri është një vend ku dënohesh për të këqijat tua, atëherë disi e ke kontrollin e popullsisë”, thotë prifti.
“Ata krijuan këtë vend të zjarrtë që në thelb frikësoi shumë njerëz përgjatë historisë së Krishterimit dhe është pjesë e taktikës së kontrollit”, shton ai.
Përderisa ai flet, i intervistuari e pyet me habi: “Prit një minutë. Po thua se ferri, ideja e një vendi nën tokë ose diku ku torturohesh në përjetësi është në fakt një shpikje e kishës?”.
Kjo ju konvenon thotë ai, pasi kisha nuk dëshiron që “njerëzit të rriten, sepse nuk mund t’i kontrollosh të rriturit”, transmeton Express.
Pastaj intervistuesi e pyet: “Çfarë mendon për teologjinë që është aktuale këto ditë në Amerikë, që thotë se duhet ta pranosh Jezusin si shpëtimtar në mënyrë që të shkosh në parajsë?”.
Ai përgjigjet: “Çdo kishë që e njoh thotë se ne jemi kisha e vërtetë, se kanë Papën e pagabueshëm dhe Biblën e saktë. Ideja se e vërteta e Zotit mund të kufizohet në çfarëdo sistemi njerëzor, çfarëdo besimi, çfarëdo libri njerëzor është pothuajse përtej imagjinatës. Për mua, Zoti nuk është i krishter, çifut ose një mysliman, hindu ose një budist, të gjitha këto janë sisteme njerëzore të cilat qeniet njerëzore i kanë krijuar për të na çuar në misterin e Zotit. Unë shkoj sipas traditës sime, por nuk besoj se tradita ime e definon Zotin”, thotë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=LkaH3hEmV3M
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...