Mënyra që trafikantët gjejnë për të transportuar lëndët narkotike, armë apo edhe para sa vijnë edhe sofistikohen. Por një trafikant nga Nigeria ka kaluar çdo lloj limiti, pasi iu gjetën në sistemin tretës 79 000 euro.
Gjithashtu ai kishte fshehur 13 000 franga zvicerane të fshehura në veshje dhe këpucë.Trafikanti është arrestuar rastësisht, ndërkohë që po udhëtonte në një autobus të qytetit në afërsi të stacionit të autobusëve në Strasburg.
Personi i është nënshtruar një radiografie që ka treguar praninë e nëntë prezervativëve të mbushur me kartmonedha. Policia ka zbuluar përmbajtjen e tyre, prerje 200 dhe 500 euroshe që arrinin vlerën e 79 000 eurove. Ka qenë qeni antidrogë ai që ka ndjerë aromën e kanabisit në kartëmonedhat që kishte fshehur.


Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...