Çdo vit kushtuar dijes dhe edukimit, si mendor ashtu edhe fizik të zgjat jetën. Një grup shkencëtarësh kanë analizuar ADN e qindra-mijëra personave në përpjekje për të kuptuar se çfarë na zgjat jetën dhe çfarë jo.
Instituti Usher, pjesë e Universitetit të Edinburgut ka analizuar ADN e më shumë se 600 mijë personave. Në eksperimentin masiv janë përfshirë konsumues alkooli, cigareje, persona që bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të kujdesshme si dhe persona mbipeshë.
Studiuesit analizuan genet e ADN për të kuptuar se çfarë shkaktonte varësinë ndaj një produkti të dëmshëm për shëndetin tonë dhe çfarë jo. Sipas tyre, si duhanpirja, konsumi i alkoolit apo konsumi i tepruar i ushqimit janë rezultat i një mutacioni të ADN-së.
Shkencëtarët e Institutit Usher kanë bërë edhe një përllogaritje. Sipas tyre, çdo kilogramë mbipeshë në trup, shkurton 2 muaj jetë dhe një paketë cigare në ditë, shkurton shtatë vite.
Studimi ka nisur prej disa vitesh në grupmosha të ndryshme dhe është ende në vazhdim.
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...