Qentë mund t’i ndihmojnë njerëzit të reduktojnë nivelet e stresit dhe të përmirësojnë përqendrimin dhe kreativitetin, sugjeron një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Konkuk në Seul.
Duke përdorur elektroencefalografinë (EEG), kërkuesit monitoruan aktivitetin e trurit të 30 të rriturve të shëndetshëm ndërsa ata angazhoheshin në aktivitete të ndryshme me qentë, përkatësisht “takime, lojëra, ushqyerje, masazh, kujdes, fotografim, përqafim dhe ecje”.
Shkencëtarët kanë zbuluar se lloje të ndryshme ndërveprimesh kanë efekte të ndryshme te subjektet. Sipas studimit të botuar në revistën PLOS One, loja me, masazhimi dhe pastrimi i qenve rezultoi në rritjen e valëve beta të trurit tek pjesëmarrësit, “duke treguar rritje të përqendrimit pa stres”.
“Të luash me një qen kishte një efekt veçanërisht pozitiv në relaksim dhe përqendrim”, shtojnë shkencëtarët.
Ecja me qenin kishte një efekt të rëndësishëm në relaksim, tregoi matja e fuqisë së valëve alfa të trurit.
Rezultatet tregojnë se “aktivitetet specifike të qenve mund të aktivizojnë relaksim më të fortë, stabilitet emocional, vëmendje, përqendrim dhe kreativitet duke lehtësuar rritjen e aktivitetit të trurit“, thanë studiuesit Onyoo Yoo, YuTong Wu, Jin Soo Han dhe Sin-Ae Park./abcnews.al
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...