Kangurët mund të komunikojnë me njerëzit dhe kjo konfirmohet nga Universiteti i Sidneit dhe ai Roehampton, në Londër.Sipas ekspertëve nga këto dy universitete, kangurët janë të aftë të komunikojnë me vetëdije me njerëzit, çka sugjeron një nivel më të lartë funksionesh konjuktive të tyre nga sa ishte menduar.
Kërkuesit prezantuan kangurët me një detyrë të pazgjidhshme, në këtë rast, ushqim brenda një kutie që ata nuk mund ta hapnin.
Në vend që të dorëzoheshin pasi nuk mundeshin të hapnin kutinë, pjesa më e madhe e kangurëve, shikonin nga kërkuesit dhe më pas ktheheshin te kutia. Një gjest ky që u interpretua si kërkesë për ndihmë. Disa prej tyre iu afruan kërkuesit dhe nisën ta gërvishtnin dhe ta nuhasnin atë, dhe më pas shihnin përsëri nga kutia, çka i bën kërkuesit të mendojnë se ata me të vërtetë po përpiqeshin të komunikonin me të.
Kjo sjellje është vëzhguar edhe tek kafshë të tjera kur i kërkojnë njerëzve ndihmë, por kjo është e vlefshme vetëm për ato kafshë që janë zbutur për qindra vite. Sipas ekspertëve, kangurët kanë treguar një mënyrë sjelljeje shumë të ngjashme me atë që kemi parë tek qentë, kuajt e madje edhe dhitë, kur vihen në situata analoge./lexo/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...