Stacioni orbital kinez Tiangong 1, i nxjerrë jashtë përdorimit, po lëviz me shpejtësi drejt Tokës dhe pritet të futet në atmosferën e planetit brenda ditës së nesërme.
Masa më e madhe e stacionit pritet të digjet nga kontakti me atmosferën, prandaj shkencëtarët thonë se kërcënimi për banorët e planetit është mjaft i vogël.
Agjencia Evropiane e Hapësirës tha sot se stacioni pritet të arrijë në shtresën atmosferike të Tokës diku nga mesnata sonte apo në orët e para të së hënës.
Po sipas parashikimeve, objekti do të bëjë kontakt me Tokën diku mes paraletit të 43 në veri dhe atij të 43 në jug, një hapësirë shumë e madhe që përfshin Evropën e jugut, Kinën, Afrikën, Australinë, Amerikën e Jugut dhe pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.
Pra për momentin ende nuk dihet ku konkretisht mund të realizohet kontakti i parë i stacionit orbital me planetin tonë. Por vetëm 10% e masës së stacionit pritet t’i rezistojë djegies nga kontakti. Gjithsesi, Rusia, Kanadaja dhe Evropa e veriut janë jashtë rrezes së parashikuar se ku mund të bien mbetjet./VoA/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor