Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard Business Review.
60 për qind e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% përqind të inxhinierëve, 55 përqind të shkencëtarëve hulumtues, 51% përqind të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve, dhe 45% përqind të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare.
Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme.
Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit,
– si 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera
– dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).
Shkalla e vetmisë, e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, mat ndjenjat e vetmisë duke u kërkuar njerëzve të tregojnë se sa shpesh përjetojnë ndjenja të përshkruara nga 20 fraza të ndryshme, disa prej të cilave janë si më poshtë:
Nuk kam me kë të flas.
• Ndjej sikur askush nuk më kupton vërtet.
• Ndihem i lënë pas dore
• Askush nuk më njeh mirë.
• Ndihem i izoluar nga të tjerët.
• Është e vështirë për mua të bëj miq.
• Ndihem i mbyllur dhe i përjashtuar nga të tjerët./abcnews.al
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...