Një ndarje është e vështirë për këdo. I dashuri të mungon, ke tmerrësisht nevojë për të.
Të bëhet obsesion, ke një ndjenjë dështimi, qan, ndihesh e vetmuar, e pavlerë, e paaftë të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët.
Kujdes, nëse e lëshon veten kështu po shkon drejt depresionit.
Të mirat
Si çdo e keqe, vuajtja e dashurisë ka të mirat e veta. Ajo të bën të kuptosh më mirë vetveten me atë që nuk do dhe atë që nuk të do.
Ta përjetosh keq përfundimin e një historie mund të vërë në dukje frikën tënde për të qenë e vetmuar, të mos jesh e vlerësuar ose e kuptuar nga të tjerët, një mungesë besimi te vetja.
D.m.th. ndjenja që shpesh nuk kanë të bëjnë me ndarjen.
Vullneti
Edhe pse ndonjëherë zgjat në kohë, gjithmonë mund ta marrësh veten nga një dashuri fatkeqe. Por shpesh është çështje vullneti.
Duhet të mbledhësh forcat dhe të gjesh kurajë për të mos menduar për fatin tënd të keq.
Kjo “gjimnastikë” të ndihmon të mos biesh në spiralen e tmerrshme të dështuesve dhe të përsëritjeve.
Gjithmonë duhet të flasësh me një shoqe
Ekziston tendenca që të mbyllesh në vetvete.
Kjo nuk është zgjidhja më e mirë, është më mirë të flasësh me një shoqe dhe do të shohësh që nuk je e vetmja që po kalon një situatë të tillë. Është mënyrë më e lehtë për t’i lehtësuar disi problemet.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...