Shportat e plastikës që përdoren në aeroport për mbartjen gjatë kontrollimit të sigurisë kanë më shumë mikrobe dhe viruse sesa tualetet.
Këto shporta janë të mbuluar me patogjene dhe mund të shkaktojnë nga ftohja e zakonshme dhe gripi deri te pneumonia, infeksionet e fshikëzës, sëmundjen SARS dhe madje edhe shkaktojnë dëmtim të trurit, sipas studimit të parë të këtij lloji.
Shportat e plastikës mendohet të mbajnë një numër të madh virusesh për shkak të përdorimit të tyre të shpejtë, si dhe duke u prekur nga çdo pasagjer që kalon nëpër një aeroport.
Këto tabaka dezinfektohen gjithashtu rrallë, me sipërfaqet e tyre të forta që lejojnë viruset të mbijetojnë deri në një ditë.
Udhëtimi ajror u fajësua për përhapjen e shpejtë të SARS nga Hong Kongu në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Evropë dhe gjithë Azinë në vitin 2003, si dhe epidemia e gripit që shkoi nga Meksika në SHBA në 2009.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku