Shumica e njerëzve nuk kanë ndonjë shpjegim për atë se përse janë ende beqarë – disa prej nesh nuk kemi zgjedhur të jemi beqarë, disa dyshojnë se janë beqarë shkaku se nuk dëshirojnë të angazhohen në një lidhje, e pastaj është edhe thënia e kamotshme që na ngushëllon se thjesht ndoshta ende se kemi gjetur personin e duhur.
Por, sipas një psikologu, mund të ketë një arsye se përse shumë njerëz janë ende beqarë ditët e sotme: sabotimi i vetvetes, transmeton Telegrafi.
Melanie Schilling thotë se sabotimi i vetvetes është diçka që thjesht nuk e vërejmë se jemi duke e bërë.
Ajo e përshkruan sabotimin e vetvetes si bllokimin e mundësive për t’u shoqëruar me njerëz. Në esencë kjo do të thotë se jeni duke i treguar botës se nuk jeni të interesuar për një lidhje, dhe këtë jeni duke e bërë me apo pa vetëdije.
Pra, edhe nëse mendoni se nuk është faji juaj që s’keni partner, faktikisht mund të jetë faji i veprimeve që i bëni.
Është e zakonshme që njerëzit i fajësojnë faktorët e jashtëm – p.sh., “është shumë ftohët”, “nuk ka ndonjë mashkull të mirë për mua”, etj. – por bërthama kryesore e sabotimit të vetvetes është frika.
Frika për shkak se shumica e njerëzve nuk duan të krijojnë lidhje sepse frikësohen mos lëndohen, e kjo zakonisht iu ndodh personave që kanë të kaluar të tillë. /Telegrafi/
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...