Qyteti Albinen në Kantonin Zviceran të Valais është një nga qytetet malore që kërcënon të zhduket, pasi një numër i madh i banorëve po largohen nga fshati në qytet.
Albinen, e vendosur në një luginë të mrekullueshme në një lartësi prej 1,300 metrash mbi nivelin e detit, është qytet tipik malor tradicional, transmeton portali arbresh.info
Me një kishë dhe me arkitekturën tradicionale të Valasit, fshati ka një pamje piktoreske.
Sipas kryetarit të komunës, Beat Jost qyteti karakterizohet nga qetësia e tij, pikëpamjet fenomenale dhe cilësia e pastër e ajrit.
Jost tha se gjatë viteve të fundit tre familje me tetë anëtarë janë larguar nga aty, duke detyruar kështu të mbyllet edhe shkolla e fshatit.
Në ditët e sotme, vetëm 240 njerëz jetojnë në Albinen, mes tyre shtatë fëmijë që duhet të udhëtojnë për në qytetet më të afërta në mënyrë që të vijojnë mësimin.
Komuna ka marrë vendim që të për shtuar popullsinë, çdo të rrituri mbi 45 vjeç t’i jap nga 25 mijë franga zvicerane, ndërsa do të paguajë rreth 60 mijë euro për çdo familje që do të vendoset në qytet./arbresh.info/

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...