Në mënyrë të ngjashme, më shumë se gjysma e përshkroi bashkëshortin e tyre si “të padobishëm” kur bëhej fjalë çështje zemre.
Dhe, pothuajse dy të tretat e grave thanë se kurrë nuk kishin marrë një letër dashurie nga gjysma tjetër e tyre, ndërsa katër në 10 gra thanë se kurrë nuk kishin pasur mëngjesin në shtrat nga bashkëshortët.
Kur u pyetën për të përcaktuar se cila ishte arsyeja se pse burrat e tyre ishin kaq pak romantikë, shtatë në dhjetë gra fajësuan babain e partnerit të tyre, duke pretenduar se edhe ata ishin sjellë në një mënyrë të tillë.
Po ashtu, një në 20 gra, besonin se partneri i tyre nuk donte të bënte gjeste madhështore, pasi në rast se miqtë e tyre do ta kuptonin, do të talleshin me ta.
Megjithatë, duket se kjo mungesë e romancës mund të jetë një gabim i kushtueshëm me të dhënat që zbulojnë gjithashtu se 20 për qind e meshkujve janë braktisur nga parnerja e tyre si të “pasuksesshëm”, shkruan ora./Lajmi.net/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...