Mos i nënvlerësoni: Qentë na manipulojnë për dëshirat e tyre
Edhe pse ekziston mendimi i rrënjosur që qentë janë naivë dhe të mrekullueshëm, ndërkaq macet dinake, megjithatë gjërat nuk janë edhe ashtu.
Studimi i ri i bërë në Zvicër ka zbuluar që qentë manipulojnë me njerëzit, përkatësisht do t’i gënjejnë në mënyrë që të marrin atë që dëshirojnë.
Shkencëtarët kanë trajnuar 27 qen të moshave të ndryshme që të dallojnë vullnetaret të cilat u kanë dhënë ëmbëlsira, nga ato të cilat nuk i kanë dhënë.
Pastaj vullnetaret u kanë dhënë urdhra qenve që t’i dërgojnë deri te kutia: në njërën ka pasur salsiçe – ushqimi më i preferuar i qenve, në tjetrën ka pasur biskota për qen, ndërkaq në të tretën asgjë.
Qenve vullnetaret u kanë urdhëruat që t’i dërgojnë deri te ushqimi në kuti, transmeton Telegrafi.

Vullnetaret të cilat kanë qenë të mira ndaj qenve, përkatësisht u kanë dhënë shpërblime, qentë i kanë dërguar deri te kutia e dëshiruar, mirëpo ato të cilat nuk u kanë dhënë shpërblime, nuk kanë marrë atë që kanë kërkuar.
Qentë nuk kanë dashur t’u tregojnë vullnetareve të cilat nuk u kanë dhënë shpërblime në cilën kuti gjendet ushqimi i tyre i preferuar, ndërsa vullnetareve “të mira” u kanë treguar.
“Vullnetaren e cila u ka dhënë ëmbëlsira e kanë dërguar te kutia me salsiçe, ndërsa tjetrën jo”, kanë publikuar autorët e studimit. /Telegrafi/
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...