Terapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “apiterapia”, është një ndër trajtimet më të përdorura në mjekësinë alternative. Ajo përdor polenin, helmin e bletëve, pelten mbretërore dhe mjaltin për të kuruar disa sëmundje.
Pavarësisht se pickimi i bletëve është një proces shumë i dhimbshëm, përfitimet e tij janë thuajse magjike. Ky pickim ka shumë veti shëruese dhe ndihmon në përmirësimin ose zhdukjen e sëmundjeve kronike dhe autoimune, si:
Sklerozën e shumëfishtë • Alergjitë • Artritin • Disa probleme kardiovaskulare si aritmia • Tensionin e lartë të gjakut • Hipogliceminë • Variçet
Apiterapia kryhet duke përdorur bletë të gjalla të cilat lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit. Personi që ka marrë përsipër të kryejë procedurën duhet ta dijë me saktësi se ku duhet të lëshohet thumbi. Koha më efikase për helmin e bletës është në përfundim të pranverës dhe fillimit të vjeshtës.
Kjo sepse gjatë kësaj kohe bletët kanë mundësi të mbledhin më shumë polen dhe kjo i lejon ato të prodhojnë një helm më të fuqishëm se zakonisht. Helmi i thumbit të bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen.
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...