Për herë të parë klonohen dy majmunë
Që nga klonimi I deles Dolly, ky është klonimi i parë që është bërë me majmunë, raporton independent, transmeton arbresh.info.
Bëhet e ditur që majmunët janë klonuar me të njëjtën mënyrë siç ishte përdorur me delen Dolly.
Ky eksperiment e ka sjellë edhe më afër mundësinë e klonimit të gjallesave të ndryshme pa ndryshim nga kodi gjenetik, duke përfshirë këtu edhe njerëzit.
Kjo teknikë shumë herë është quajtur e paligjshme dhe është vënë në pikëpyetje moraliteti i klonimit të krijesave të gjalla.
Sa i përket këtij eksperimenti, bëhet fjalë për dy majmunë macaques të cilët janë quajtur Zhong Zhong dhe Hua Hua.
Këta majmunë janë lindur për tetë javë e gjashtë ditë në një laborator në Kinë./Arbresh.info/
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...