Studimet e fundit shkencore kanë treguar se pasioni për kafenë qenka i shkruar në ADN-në tonë. Edhe pse njeriu është i programuar që ta asociojë shijen e hidhur me rrezikun e mundshëm, disa gjene na bëjnë të ndjeshëm ndaj kësaj shijeje, dhe i modifikojnë preferencat tona për kafenë, çajin dhe alkoolin.
Këto rezultate i ka nxjerrë konkretisht një studim i drejtuar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore në Berghofer të Australisë, i cili është publikuar në revistën Scientific Reports, duke përfshirë në studim më shumë se 400.000 pjesëmarrës.
Studiuesit e udhëhequr nga Jue-Sheng Ong dhe Liang-Dar Hwang, kanë analizuar variantet gjenetike të lidhura me perceptimin e tre substancave me hidhësi të ndryshme: prop-in, substancë e përdorur si ilaç anti-tiroid, kininën që ka cilësi anti-malarie dhe kafeinën.
Për të vlerësuar efektet e perceptimit të ndryshëm të hidhësisë në konsumin e kafesë, çajit dhe alkoolit, u eksperimentua me 400.000 persona falë bankës UK Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.
Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit e marrë në eksperiment kanë një ndjeshmëri më të lartë për hidhësinë e kafeinës; ndjeshmëri e cila i detyrohet pranisë së gjeneve specifike, të cilët nxisin dëshirën për të konsumuar sasi të konsiderueshme kafeje.
Ndërsa kur ndjeshmëria më e lartë ka dalë ndaj Prop-it dhe Kininës, tendenca gjenetike e njerëzve ka rezultuar në pëlqimin e çajit dhe alkoolit. Përsa i përket alkoolit, kërkimi ka dalë në rezultatin se ndjeshmëria më e lartë ndaj substancës Prop, tregon një konsum më të ulët të tij./TCH
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...