Pandemia e Covid-19, është duke siguruar një pasqyrë të llojit të kërcënimeve globale të shëndetit, që do të shfaqen në të ardhmen, përderisa planeti po bëhet më i ngrohtë për shkak të ndryshimit klimatik, thonë ekspertët.
“Me Covid-19, ne mund ta kuptojmë më mirë urgjencën e kësaj sesa përmes ndikimit të krizës klimatike”, tha tha Mandip Dalival, drejtor i HIV, shëndetit dhe zhvillimit në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Rritja e shpyllëzimit dhe përhapja e bujqësisë po sjell pasojat e ndryshimit të klimës dhe në të ardhmen, njerëzit do të jenë në kontakt më të ngushtë me sëmundjet e jetës së egër, shtoi ai.
Qyteti kinez ndalon ngrënien e qenve dhe maceve pas pandemisë koronavirus
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi se pandemia e koronavirusit buron nga lakuriqët dhe infeksionet e hershme janë të lidhura me tregun e madh të kafshëve të gjalla në qytetin kinez të Wuhan.
OKB: Ndryshimi i klimës dëmton transportin detar botëror
Kërcënimet që bën ndotja e ajrit për mushkëritë, që shkaktohen nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile, gjithashtu shkaktojnë ndryshim të klimës, dhe ato do t’i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të frymarrjes.
Pa adresuar faktorët themelorë që e bëjnë një pandemi kaq shkatërruese, nga mungesa e gatishmërisë në një sistem shëndetësor të pambrojtur dhe të brishtë, bota do të rrotullohet vazhdimisht nga njëra pandemi te tjetra.
Covid-19 na tregon se kur njerëzimi bashkohet për një qëllim, ndryshimi bëhet dukshëm më i shpejtë, thanë ekspertët, duke theksuar se edhe problemet në dukje të pazgjidhshme, gjejnë zgjidhje./arbresh.info/
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...