Këto pamje që të copëtojnë zemrën tregojnë një vajzë të vogël duke përdorur këmbët protezës të bëra nga kuti prej kallaji në një kamp të zhvendosurish në Siri.
Tetëvjeçarja Maya Ali Merhi dhe babai i saj mbetën të lënduar rëndë në gjymtyrët e poshtme, një gjendje e quajtur amputim kongjenital, shkaku i të cilit është i panjohur.
Në pamundësi të protezës së vërtetë, babai i Mayës i bëri ato nga një palë kuti prej llamarine të mbushura me pambuk dhe copa rrobash për vajzën e tij në kampin e refugjatëve në krahinën siriane të Idlibit.
“Kam montuar disa plastika në dy kanaçe të sardeleve, me të cilat ajo mund të shkojë në shkollë. Zemra ime vuan kur e shoh atë të zvarritet para shokëve, ndërsa ata luajnë dhe vrapojnë”. Muhamedi, i cili gjithashtu ka nevojë për proteza, tha: “Është e vështirë, por ato janë më të mira se asgjë”, -thotë babai i saj.
Familja u largua nga Aleppo për shkak të luftimeve dhe ‘ikën nga bombardimet’ dhe u vendosën pranë kampit në Idlib, territori i fundit më i madh në duart e kryengritësve.
Idlibi është duke u mbajtur nga Hayat Tahrir al-Sham, një grup xhihadistësh që Rusia dhe qeveria siriane e konsiderojnë si një objektiv në një zonë ku civilët dhe luftëtarët vazhdojnë të derdhen si pjesë e marrëveshjeve të evakuimit në pjesë të tjera të vendit.

Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...