Fshati më i ftohtë në botë, Oymyakon në Siberi, ka thyer rekordet.
Temperatura mesatare gjatë muajit Janar në fshatin rus është -50C, por këtë vit termometri i ri elektronik ka regjistruar -62 C.
Stacioni meteorologjik në “Ujin e ngrirë” regjistroi një temperaturë minus 59C, por banorët thanë se regjistrimet e tyre ishin minus 67 C, 1C më pak se temperatura më e ulët e pranuar për një vendbanim të përhershëm në botë.
Sipas “The Siberian Times” termometri dixhital, i instaluar vitin e kaluar, u prish sepse ishte shumë ftohtë.
Temperaturat më të ftohta në Oymyakon janë regjistruar deri në -67.7 C , një rekord i vendosur në vitin 1933. Muajt më të ngrohtë janë Qershori, Korriku dhe Gushti, atëherë kur banorët i gëzohen rrezeve të ngrohta të diellit./syri.net

Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet