Një studim i fundit ka treguar se Marsi dikur ishte një system i madh i ujërave nëntokësore që përhapeshin anembanë globit.
Agjencia Europiane e Hapësirës ka ardhur në këtë përfundim duke përdorur hetimet e Mars Express, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit zbuluan 24 kratere të thella dhe të mbyllura në hemisferën veriore të Marsit dhe pohojnë se kanë gjetur dëshminë e parë gjeologjike të sistemit të ujërave të ndërlidhur thellë nën sipërfaqen e Planetit të Kuq.
Secili prej kratereve zbret në afërsisht 4.000 metra nën nivelin detar dhe shumë karakteristika të shikuara në thellësi prej 4.000 deri në 4.500 metra tregojnë se ka ujë, me prova të pishinave dhe rrymave që ndryshuan me kalimin e kohës.
“Dikur Marsi ishte një botë me ujë, por me ndryshimin e klimës së planetit, uji hoqi nën sipërfaqen për të formuar pishina dhe ujëra nëntokësore. Ne kemi gjetur dëshminë e parë gjeologjike të një sistemi të ujërave nëntokësore anembanë globit”, tha autori Francesco Saleze nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.
Shkencëtarët besojnë se ky studim mund të tregojë se para tre ose katër miliardë vjetësh, në Mars ishte një oqean./arbresh.info/
https://twitter.com/esa/status/1101137468177477632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1101137468177477632&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fzivot%2Fnauka.php%3Fyyyy%3D2019%26mm%3D03%26dd%3D04%26nav_id%3D1512800
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...