Me zhvillimin e papunësisë dhe rritjen e qirave jetesa në qytetet e Europës është një nga gjërat më të vështira për të rinjtë.

Por për Aleks Lamouro fati kishte rezervuar një të papritur. 23-vjeçari nga Franca u interesua të blinte një shpellë, e cila ishte në pronësi të tezes së tij. Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro. Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.
Dhe kështu ndodhi e papritura. Nga asgjëja, Aleksi u bë pronar i një shpelle mbresëlënëse, që ishte në gjendje shumë të keqe. Pas katër vitesh punë të vështirë dhe investimi, Lamouro dhe e dashura e tij e kthyen shpellën në një shtëpi luksoze. Tashmë ata ofrojnë një nga dhomat e saj me qira, përmes Airbnb. «Chez Hélène-Amboise », që ka faqen e vet në Facebook, është e vendosur në luginën Loire, rreth dy milje jashtë Amboise.




UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit