Nëse keni pritur që t’i bënit partnerit tuaj pyetjen e madhe, ndoshta do të donit ta çonit atë në koncertin e Adele, sepse me sa duket, muzika e saj sjell atmosferë martese.
Pas një viti më propozime martese, në skenat ku këndoi Adele gjatë turneut të saj në vitin 2016, ajo pa qëllim mbajti traditën e njëjtë në shown e saj në Melboune Australi, ditën e diele.
Siç raportoi E news, këngëtarja ftoi dy fansa të saj në skenë gjatë mbrëmjes. Ajo zgjodhi një burrë të quajtur Chris dhe partnerin e tij Wade duke e parë të qajë teksa këngëtarja këndoi këngën “ Hello” Adele u duk shumë e shokuar si e gjithë pjesa tjetër e turmës kur panë Chris të ulej në gjunjë dhe t’i propozojë martesë partnerit para mijëra të huajve.
Adele menjëherë nxitoi në drejtim të çiftit dhe i dha Chrisit mikrofonin që të konfirmojë përgjigjen. Ajo pastaj u dha një përqafim te dyve. “ Kjo nuk ishte e planifikuar, nuk kisha asnjë ide. Me fal”, tha Adele.

Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...