Nasa ka bërë me dije se një asteroid gjigand do të kalojë fare pranë planetit tonë pasditen e së martës me një shpejtësi afërsisht 49 mijë km/h.
Asteroidi do të kalojë 3 milionë milje larg Tokës, megjithatë shkencëtarët po e mbajnë nën vëzhgim trajektoren e tij, pasi e konsiderojnë të afërt distancën me planetin tonë.
Sipas “Mirror” meteori me madhësinë e Big Ben quhet “2013 MD8” sipas agjencisë hapësinore nuk do të përbëjë asnjë rrezik për planetin tonë, por gjithsesi ekspertët janë në gatishmëri.
“NASA është e bindur se nuk ka asnjë asteroid në trajektore për të goditur Tokën, kështu që probaliteti për një përplasje të madhe është shumë i vogël. Në fakt, themi me siguri se asnjë objekt i madh nuk ka gjasa që të godasë Tokën në qindra vitet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të NASA.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet