Je zgjuar ndonjëherë e trembur nga shtrati dhe je kujtuar që po ëndërroje sikur të binin dhëmbët? Kjo mund të fshehë diçka shumë të rëndësishme për ty dhe për mënyrën se si po të shkon jeta. Është një ëndërr që, në të vërtetë, është e ngjashme për shumë njerëz. Ka disa shpjegime pse shikon pikërisht këtë lloj vizioni. Ja si mund ta kuptosh më mirë se çfarë po të ndodh me mendjen.
Kuptimi më i shpeshtë që i jepet një ëndrre të tillë (dhe më fatlumi) është që, në të vërtetë, nuk po kujdesesh si? duhet për veten dhe ti e di këtë. Kur dhëmbët bien e zhduken, marrin me vete edhe rutinën e të bërit të gjërave, siç është p.sh ushqimi apo gjëra të tjera nga e përditshmja. Mendja mund të jetë duke të thënë që duhet të fillosh të shohësh më tej, pas vetes, mendërisht apo psikologjikisht, në vend që të fshish përgjegjësitë.
Po ashtu, një kuptim tjetër është edhe frika se po plakesh. Nëse ke bërë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetë, duhet të mendosh më shumë për të, mbi të gjitha. Nëse ideja e të plakurit të bën nervoze, ajo do të jetë në mendje edhe ndërsa je duke fjetur, ndaj edhe shikon të tilla ëndrra.
Mendimet se dhëmbët bien mund të jetë gjithashtu edhe një shenjë që ke nevojë të ushqehesh (mendërisht). Ndoshta ti nuk e analizon shumë këtë gjendje, por nëse nuk ke askënd që të shohë pas teje, duhet të mendosh seriozisht për këtë. Këto lloj ëndrrash janë një mënyrë për të treguar që ke nevojë për një njeri në jetë që kujdeset për ty.
Siç e sheh, ka disa mënyra për të interpretuar këto lloj ëndrrash. Gjëja më e mirë për të bërë është të analizosh jetën dhe të shohësh nëse ka aty nevojë për shpjegime. Nëse gjithçka që të ndodh në jetë është korrekte dhe ti e kupton, atëherë ëndrrat do të mbeten vetëm ëndrra.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...