Një grup studiuesish amerikanë, kanë prezantuar rezultatet e një studimi, duke zbuluar moshën se kur meshkujt piqen vërtetë. As më shumë dhe as më pak, por bëhet fjalë për moshën 54-vjeçare!
Për të arritur në këtë përfundim studiuesit mbajtën nën monitorim 1000 meshkujt, duke marrë parasysh stilin e tyre të jetës, sjelljen dhe jetën profesionale.
Rezultatet u publikuan në të përditshmen ‘Telegraph’, ku thuhet se vetëm në moshën 54-vjeçare, meshkujt ndihen totalisht të sigurtë dhe të vetëdijshëm për ta shijuar jetën si të rritur.
Studimi sugjeron se kjo gjë ndodh me mashkullin e ditëve tona, të cilit i duhet më shumë kohë për të arritur në këtë fazë dhe kjo për shkak të presionit të jetës moderne dhe atësisë së vonuar, shkruan noa.al.
Sipas studimit, pasiguritë lidhen me pamjen fizike, situatën financiare dhe probleme të veçanta që pengojnë pjekurinë e shumë meshkujve, të cilët nuk përballen direkt me problemet e tyre, duke vijuar të sillen si adoleshentë.
Ndër frikërat e përmendura nga meshkujt ishin ajo se nuk do ishin në gjendje të kishin shtëpinë e tyre, humbja e flokëve dhe gjithë procesi i plakjes.
Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në ...
Kryetari i Bujanocit dënon vandalizimin e posterit të komand...
Haradinaj shkon për ngushëllime te Meda pas vdekjes së nënës...
Mimoza Kusari-Lila: Kërkuam që seancat të mbahen një herë në...
Macron thirrje Trumpit nga Tirana: Duhet presion ndaj Putini...
Edona Llalloshi publikon foto nga Kuvendi me Saranda Bogujev...