Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi se tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në Mars është me fuqi 5 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga NASA, InSight, mjeti që studion aktivitetet sizmikë, më 4 maj ka regjistruar se në planet ka ndodhur një tërmet me magnitudë 5 ballë.
Në deklaratën, e cila cilësohet si tërmeti më i madh i zbuluar në një planet tjetër, theksohet se ekipi hulumtues vijon punën për përcaktimin e qendrës dhe burimit të tërmetit.
Studiuesit synojnë të arrijnë më shumë informacione rreth Marsit duke ekzaminuar ngjarje të tilla natyrore.
InSight ka zbuluar më shumë se 1.313 tërmete që kur arriti në Mars në nëntor të vitit 2018.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...