Agjencia amerikane, NASA, i ka publikuar për herë të parë pamjet e një objekti ndëryjor, i cili besohet se ka ardhur në sistemin tonë diellor nga një sistem tjetër.
Në këtë pamje shihet një kometë përballë një spiraleje të largët yjore.
Megjithatë, në qendër të vëmendjes është qendra me dritë të kaltër. Kjo pamje u sigurua përmes teleskopit “Hubble Space”.
Kometa e emërtuar “2I/Borisov” u pa për herë të parë në muajin gusht nga një astronom amator nga Ukraina, i cili edhe ia la emrin e vet. Shkencëtarët më pas vlerësuan se ky është objekti i dytë i ardhur nga një sistem tjetër diellor dhe që është vërejtur me pajisjet vrojtuese.
Prej asaj kohe, shkencëtarët janë përpjekur që të marrin pamje më të qarta të kometës në kohën kur ajo po i afrohej Tokës.
Në kohën e bërjes së kësaj fotografie nga NASA, objekti ndëryjor ndodhej 326 milionë kilometra larg Tokës.
Shkencëtarët presin që tash të gjejnë dhe vrojtojnë edhe objekte të tjera të ngjashme dhe t’i krahasojnë ato me dy objektet misterioze që tashmë janë parë përmes teleskopëve të sofistikuar, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Rashica drejt Serie A, e kërkon klubi i njohur italian
Më 2024 mbi 8 mijë qytetarë përfitues të Ndihmës Juridike Fa...
Homologët e Trump në G7 duan sqarime prej tij mbi një plan p...
Gërvalla para përfaqësuesve të BE-së dhe rajonit: Kosova e p...
Izraeli u kërkon banorëve në Teheran të largohen menjëherë: ...
Zëvendësministri i MPJD-së priti në një ceremoni zyrtare Gje...