Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme.
Në vitet e fundit sfidat për NASA-n janë shumëfishuar, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore, transmeton Top Channel.
Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa.
“Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto planet ka kushte klimaterike për të pasur jetë”, ka deklaruar Tony del Genio, përfaqësues i NASA-s.
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...