Mijëra njerëz në Suedi janë duke futur mikroprocesorë nën lëkurë, duke ia lehtësuar jetën vetes për të mos bartur letërnjoftime, leje palestre dhe karta të punës.
Por, kjo gjë nuk kalon pa rreziqe të të dhënave, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 3,000 suedezë janë vendosur çipa të vogël në trupat e tyre në tre vitet e fundit, sipas AFP.
Etiketat elektronike janë të madhësisë së një orizi dhe vendosen në shuplakë përmes një shiringe.
“Teknologjia është jashtëzakonisht e përshtatshme”, tha Ben Libberton, një mikrobiolog që punon për MAX IV Laboratory, për Euronews.
Shumë punonjës i përdorin ato për të hyrë në ndërtesat e tyre të zyrave, si një kalim në palestër, për të blerë ushqime nga makinat shitëse dhe madje edhe në vend të përdorimit të biletave të trenave.
Në një vit, rreth 130 pasagjerë u regjistruan për shërbimin rezervimit të hekurudhave kombëtare të Suedisë./Arbresh.info/
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...