Mediat e huaja publikojnë pamjet e vdekjes së të moshuarit në Gjilan (VIDEO)

12:19 | 8 Korrik 2017

Pak ditë më parë një i moshuar humbi jetë në Gjilan.

E nga kamerat që kanë kapur këtë moment u pa se i moshuari u rrëzua në tokë shkak i temperaturave të larta dhe askush nuk u afrua ta ndihmonte, shkruan arbresh.info.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë shqiptarët, por nuk mjaftoi me kaq. Tani kanë filluar edhe media të ndryshme botërore të shpërndajnë videon e vdekjes së të moshuarit, ku shihet se askush nuk u afrua t’i ndihmonte atij.

Në videon e publikuar në mediat e huaja thuhet se shumë njerëz e panë duke vdekur një njeri të moshuar por e injoruan dhe nuk e ndihmuan, në mes të tjerash thuhet se madje ata nuk e lajmëruan as ambulancën.

E menjëherë pas publikimit të videos, kritikat e njerëzve ishin shumë të mëdha./Arbresh.info

http://www.facebook.com/fortafyfans/videos/10155080496663692/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara