Davide Andreani nga Italia ka një koleksion prej 10, 558 kanaçeve të Coca-Colas nga 87 shtete.
Davide mori kanaçen e parë të Coca-Colas në vitin 1982 kur ishte vetëm pesë vjeç, duke e nisur kështu një obsesion jetësor me pijen. Rekordi i tij në Librin Guinness u pranua vetëm në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info.
Menjëherë pas kësaj, ai nisi të ruajë dizajne të ndryshme, ku babai i tij kontribuonte nga udhëtimet e tij të punës nëpër Evropë.

Sot, ai kërkon globin për dizajne të cilat mund të shfaqen vetëm në dyqane për një kohë të kufizuar ose edhe nga ato që kurrë nuk u publikuan, përfshirë edhe kanaçe të arta dhe argjendta që janë shitur në disa shtete për Krishtlindje apo ngjarje të veçanta sportive.
“Kanaçe më të vlefshme janë ato të prodhuara nga fabrika për një moment të veçantë”, thotë koleksionisti i apasionuar./Arbresh.info/

BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli
Araujo flet për dëmtimin para Kupës së Botës: Nuk e di nëse ...
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...