Ju nuk do të besoni se çfarë mund të bëjë maska që e gjeni më poshtë për rigjenerimin e fytyrës tuaj!
Kjo është një recetë 500 vjeçare e cila është përdorur nga zonjat angleze për përtëritjen e lëkurës, transmeton Klan Kosova.
Maska ka aftësinë e fuqishme për të pastruar poret e lëkurës, për të larguar rrudhat, për të eliminuar qelizat e lëkurës së vdekur dhe për ta bërë lëkurën të duket e re, e butë dhe e shkëlqyeshme.
Do të ju duhen katër filxhanë.
Filxhani i parë duhet të jetë gjysmë i mbushur me tërsherë dhe gjysmë me vaj ulliri. Përzieni mirë.
Filxhani i dytë duhet të mbushet me lëng limoni, një lugë mjaltë dhe mollë të grira. Përzieni mirë.
Filxhanin e tretë mbusheni me hirrë ose kefir dhe shtoni një lugë çaji kripë. Kripa duhet të shtohet vetëm pak kohë para se ta vendosni maskën përndryshe do të shkrihet.
Filxhanin e katërt mbusheni me çaj kamomili.
Hapi i parë: Masazhojeni fytyrën, qafën dhe gjoksin në mënyrë gjentile me përzierjen e filxhanit të parë për 2-3 minuta. Lëreni maskën të veprojë për 5 minuta.
Hapi i dytë: Përbërja e filxhanit të dytë duhet të vendoset pas shtresës së parë të maskës. Sërish, masazhojeni fytyrën tuaj lehtë për 2 deri 3 minuta. Lëreni maskën të veprojë po prapë për 5 minuta.
Hapi i tretë: Largojeni shtresën e dytë të maskës duke përdorur pambuk që më herët e keni lënë të qëndrojë në përbërjen e filxhanit të tretë. Lehtësisht sërish masazhojeni fytyrën dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta fytyra kështu.
Hapi i katërt: Pastrojeni fytyrës me çaj kamomili. Në fund, vendoseni kremin e zakonshëm të fytyrës që e përdorni dhe shkoni për të fjetur.
Mëngjesin e nesërm ju do të mahniteni nga rezultatet e këtij tretmani. Përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C