Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të shënojë sot 13-vjetorin e themelimit me një aktivitet solemn që do të mbahet në Gjilan, duke filluar nga ora 11:00.
Në kuadër të kësaj ceremonie do të prezantohen arritjet kryesore të universitetit ndër vite, kontributi në zhvillimin e arsimit të lartë dhe roli i tij në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve.
Gjithashtu, në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë drejtues të universitetit, përfaqësues institucionalë, staf akademik e administrativ, studentë dhe mysafirë të ftuar.
Universiteti fton të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen këtij organizimi për të shënuar së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm të institucionit.
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...