Ndërtesa me histori apo arkitekturë të bukur moderne gjen kudo, por ndërtesa të tilla marrin një tjetër vlerë kur shërbejnë si biblioteka.
Bëhet fjalë për biblioteka që janë kthyer në simbole të qyteteve apo hapësira tërheqëse për turistët.
Nga Maastricht te Baires, nga Parisi te California, 10 libraritë më të bukura të botës të “nominuara” nga siti i BBC-së.
Këto janë libraritë më të bukura në botë dhe nëse ju jepet mundësia t’i vizitoni këto vende mos harroni të shkoni së paku për të blerë një libër aty./arbresh.info

Libreria Acqua Alta, Venezia. Bbc e citon si “libraria e vetme nën ujë “. A pothuajse. Dhe shfaq këtë pamje, të cilën autorja, Justine Bibler, që gjendej në Serenissima të nëntorit të kaluar, e komenton kështu, në Flickr: “Venezia është è përmbytur… por Libreria Acqua Alta qendron rregullisht e hapur. Në të vërtetë, është në elementin e vet”.

El Péndulo, Mexico City. Muzikë live, një kafe e brendshme dhe një “vegjetacion” i dendur brenda për ta kujtuar freskinë në torridat verore meksikane. E për 20 vjetorin e saj, vitin e kaluar, 1000 libra të ofruara gratis, por me një diçiturë të posaçme: “ky është një libër falas, ju lutemi kthejeni në ndonjë hapësirë tjetër publike” (foto Flickr Aquiles Carattino/aqui_c)

Livraria Lello, Porto, Portugali. Kjo librari historike, e hapur në fillim të shek XIX, është e njohur për stilin e saj Art Nouveau (foto Flickr: Michael Huniewicz/M1key.me)

Shakespeare & Company, Paris. E hapur në Rive Gauche më 1951, nga një amerikan, George Whitman, dhe e drejtuar nga e bija Sylvia deri në vdekjen e saj, 3 më parë, ka qenë cak i rëndomtë i shkrimtarëve të beat generation, si Allen Ginsberg e William S. Burroughs. Prej herës libraria, që është edhe bibliotekë me mundësi të marrjes me qira të veprave, u ofron shkrimtarëve mundësinë e strehimit.

Librairie Avant-Garde, Nanijing (Nanchino). I definuar “dyqani më i bukur i librave i Kinës”, e ka trashëguar hapësirën e një parkingu. Zë rreth 4 mijë metra katrorë.

10 Corso Como, Milano. Libraria në brendi të kompleksit të ndërtuar nga Carla Sozzani, me repertorin e saj të botimeve të artit, dizajnit, kulturës dhe modës, ka zënë vend në top dhjetëshin e BBC-së.

Polare. Maastricht, Holandë. Ndërtuar nga Studio Merkx+Girod (tash Merk X) në një kishë dominikane të shek XIII, Polare është në të gjitha kuptimet një librari që ngre leximin në nivelin e … eksperiencës religjioze. Të paktën tani për tani: pronari në të vërtetë e ka deklaruar bankrotimin në shkurt dhe dyqani është ende hapur vetëm falë një kampanje të crowdfunding të lansuar nga personali.

Honesty Bookshop, Hay on Wye, Wales. Qyteti i vogël në kufi me Anglinë është njëvend për librofilë, me një festival të letërsisë me traditë tashmë 25 vjeçare, është përshkruar nga Bill Clinton si një “Woodstock i shpirtit”. Nja tridhjetë librari gjallërojnë rrugicat e tij, por siti më joshës është kjo tezgë përposh kështjellës normane (foto Flickr Bronwen Lee/digibron).

El Ateneo, Buenos Aires. Një ikonë e vërtetë, kjo librari, e ndërtuar në një ndërtesë të vitit 1919 si Teatro Grand Splendid, pastaj rikonvertuar, 10 vjet më vonë, në kinema dhe në fund e shndërruar në një hapësirë të posaçme kushtuar kultivimit të aktiviteteve intelektuale, ku mysafirët mund të shijojnë leximin në njërën nga skenëzat e teatrit, nën një tavan të paanë afreskash (foto Flickr Carlos Toledo/catoledo)

Bart’s Books, California. Quhet “dyqani më i madh i librave nën qiellin e hapur në botë”. E hapur më 1964 nga dëshira e thjeshtë për t’u liruar nga botimet që nuk i lexonte më të autorit të vet, Richard Bartinsdale, ka një veçanti: një pjesë e mirë e shitjeve bëhen ende sipas rregullave të kodit të nderit e kalimtarët mund të blejnë libra duke lënë paratë që detyrohen në një kuti kafeje. Gjendet në Ojai, 50 kilometra në lindje të Santa Barbaras.
Avid Bookshop në Athens, Georgia
