Anketa ka zbuluar që çdo i dhjeti mashkull frikësohet nga kjo mundësi ngjethëse.
Meshkujt përveç kësaj shqetësohen që gjithmonë do të mbeten vetëm, si dhe të mos përfundojnë me femrën e cila në fakt nuk u intereson, ka zbuluar hulumtimi i kryer në 2000 vullnetarë.
Eksperti për marrëdhënie mashkull-femër, Jo Barnett, shpjegon: “Ekziston thënia që nëse dëshironi të dini se si do të duket e dashura juaj, njoftojeni nënën e saj, dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Nëse dëshironi femër me trup vital, ndërsa nëna e saj është e trashë, ka shumë mundësi që edhe ajo të bëhet ashtu në të ardhmen. Por megjithatë, femrat sot i kushtojnë më shumë rëndësi vetes sesa gjeneratat e kaluara, kështu që nuk do të thotë që gjithmonë do të ndodhë kështu.”
Anketa përveç kësaj ka treguar që meshkujt të cilët rriten me shumë motra nuk janë aq atraktivë për femrat sa ata që rriten me vëllezërit, transmeton koha.net. Arsyeja e kësaj është që ndoshta kanë dozë më të vogël të mashkulloritetit, për dallim nga ata që rriten në mjedis kryesisht mashkullor./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...