Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në çdo katër lumenj ka nivele kontaminimi që mund të jenë të dëmshme për jetën nënujore.
Ky studim ka theksuar praninë e substancave të ndryshme, kryesisht barna, në ujin e lumenjve. Gjetjet tregojnë se 25,7% e lumenjve të analizuar kanë nivele të substancave që mund të jenë toksike për organizmat që jetojnë aty. Këto përfshijnë barna si antibiotikë, antidepresivë dhe ilaçe për gjumë.
Një zbulim befasues erdhi kur studimi analizoi lumenjtë e Spanjës, dhe konkretisht, u zbulua se lumi Manzanares, që kalon nëpër Madrid, ka përmbajtje të substancave të tilla si paracetamol, kafeinë, metforminë, fexofenadinë, dhe ilaçe të tjera. Sipas studimit, është lumi më i ndotur nga barnat në Evropë.
Andreu Rico, një ambientolog, shpjegoi se ndotja është e lartë sepse Manzanares është një lumë me rrjedhje të ulët, që ka kapacitet të vogël për të tretur ndotësit. Në këtë lumë, janë gjetur mesatarisht 17 mikrogramë barna për litër, me pike deri në 60 mikrogramë kur lumi kalon afër Rivas Vaciamadrid./A2cnn
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...