Shtrihet në 18 kuverta të pabesueshme, ndërkaq pesha e saj është 227 mijë tonelata.
Është pronë e kompanisë Royal Caribbean dhe mund t’i akomodojë gjithsej 6.680 udhëtarë të në 2.759 kabina.
Dikur ka qenë e magjishme anija Titanik, ndërkaq tani anija më e fuqishme e udhëtarëve në botë duket aq e madhe sa që nuk do të mund ta fundosnin as ajsbergët më të mëdhenj të akullit.
“Simfonia e detit” është e gjatë 362 metra dhe e lartë 72 metra.
Në ndërtimin e saj janë investuar më shumë se një miliardë euro – besoni apo jo!
Anija posedon edhe 24 pishina, andaj shanset janë shumë të vogla që të mos i shijoni të gjitha kuzhinat e botës, duke pasur parasysh që kjo anije i ka 22 restorante.
Aty janë edhe kazinotë pashmangshme, salla teatri, kinemaja, ndërkaq se kompania me rastin e ndërtimit ka menduar edhe për fëmijët është dëshmi që ata nga dhomat e tyre të gjumit në dhomën e ditës te prindërit e tyre mund të lëshohen me tobogan!
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...