Mësoni përse do të duhet të jemi të brengosur kurdo që shohim ëndërr që po na bien dhëmbët, ndërkaq nuk ka kurrfarë lidhjeje me dentistin.
Çfarë provojnë t’ju tregojnë këto ëndrra?
Këto ëndrra mund të kenë një sërë interpretimesh, disa nga to janë nga pak brengosëse, transmeton Telegrafi.
Psikoterapeuti Richard Nicoletti për The Huffington Post thotë që kjo do të mund të thotë që ëndërrimtari është i aftë të vlerësojë përvojat emocionale të cilat e pengojnë.
– Kur dhëmbët bien, kontestohet ndonjë jetesa e ndokujt, aftësia e ndokujt për të ngrënë, ashtu që kjo do të mund të thotë sëmundje.
– Nëse ëndërrimtari ëndërron që ndonjë personi tjetër i bien dhëmbët, ai mund të ketë probleme me atë person dhe ai do të mund të jetë, për shembull, eprorin në punë.
– Kjo ëndërr mund të paralajmërojë që frika juaj nga personat e tjerë në realitet është e ekzagjeruar.
Nicoletti gjithashtu thotë këto ëndrrat mund të jenë të lidhura me preokupimin tonë me plakjen.
– Në Perëndim shumica e njerëzve kanë frikë të madhe nga plakja dhe ajo që nxit në masën më të mundshme të madhe. Pra, humbja e dhëmbëve do të ishte ilustrimi i dënimit metaforik me vdekje apo rikujtim i asaj që vdekja është e pashmangshme.
Natyrisht, ekziston edhe teoria e bazuar në psikologjinë e Frojdit, e cila thotë që – nëse femra ëndërron që po i bien dhëmbët, ajo në vetëdije ka dëshirë të flakët të bëhet nënë.
Por kur është fjala për meshkujt, kjo ëndërr do të thotë se frikësohen ngakastrimi.
Në përgjithësi, rënia e dhëmbëve tregon që një situatë ka ndikuar që ju të keni më pak vetëbesim në aftësitë tuaja.
Për ju është problem të keni vetëbesim në çdo situatë.Në vend se ta shihni të panjohurën si kërcënim, shndërrojeni atë në sfidë.
/Telegrafi/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...