Astronomët kanë kaluar dekada duke kërkuar një jetë inteligjente jashtëtokësore. Tani, një ekspert sugjeron se gjetja e alienëve mund të mos jetë aq e vështirë siç mendohej.
Duke përdorur një koncept revolucionar të quajtur ‘Breakthrough Starshot’, i cili përdorë lazerë, shkencëtarët thonë se është e mundur që speciet tjera në univers të jenë duke e përdorur teknologjinë e njëjtë, kështu detektimi i tyre do të bëhej më i lehtë.Më herët këtë vit, projekti radikal i quajtur ‘Breakthrough Starshot’ zbuloi planet për të dërguar pajisje me lazer në univers.
Sipas Philip Lubin, një profesor në Universitetin e Kalifornisë, i cili është i përfshirë në këtë projekt, pajisjet e tilla do t’u ndihmon njerëzve që të transmetojnë prezencën e tyre në univers tek civilizimet inteligjente, shpjegoi Universe Today.
Pajisjet e tilla me lazer do të përdoren për të zbuluar objekte afër Tokës. Dhe ky hulumtues thotë se speciet e tjera në univers mund të krijojnë sisteme të tilla me lazer, për të dërguar më pas sinjale në Tokë.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje