E gjithë popullsia në botë peshojmë rreth 287 milionë tonelata, nga të cilat 15 milionë ton për shkak të personave mbipeshë dhe 3,5 për shkak të obezëve.
Shkencëtarët e “London School of Hygiene and Tropical Medicine” në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, kanë arritur që të nxjerrin disas shifra në lidhje me peshën që kanë njerëzit në tokë.
Pesha mesatare për një person (mashkull ose femër) është 62 kg, por ka ndryshime mes vendeve: amerikanoveriorët peshën mesatare e kanë 80,7 kg, ndërsa aziatikët 57,7 kg.
Gjithashtu kërkuesit shpjeguan se qëllimi i këtij studimi është sensibilizimi për problemin e obezitetit. Ndërkohë sipas studiuesve nëse e gjithë popullsia e botës do të kishte peshën e amerikanëve, ku 70% e personave janë mbipeshë, do të kishim një rritje të peshës në shifrën 58 milionë tonelata.
Do të ishte sikur në Tokë të jetonin 935 milionë persona më shumë me peshë normale, duke rritur në këtë mënyrë nevojën për burime ushqimore dhe energjie. /albeu
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...