Gudulisja shpesh herë përdoret për të disponuar dikë, për ta bërë që të qeshë.
Por jo gjithmonë është përdorur në këtë formë, shkruan arbresh.info.
Gudulisja është përdorur si formë torture gjatë Dinastisë Han, në Kinën e lashë. Kjo përdorej me qëllimin pasi robërit ia dilnin të shëroheshin shpejt dhe nuk kishin shenja të abuzimit në trup.
Romakët e lashtë gudulisjen në formë torture e kanë përdorur duke shfyrëzuar dhinë. Robërit lidhesh në një tavolinë dhe dhia lëpinte shputat e këmbëve të tyre. Kjo lloj torture është përshkruar edhe në romanin ‘1984’ të George Orëell.
Kjo lloj torture është përdorur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku Josef Kohout, i persekutuar në kampin e përqendrimit të Flossenbürg u bë viktimë e kësaj dhune. Kjo ngjarje përshkruhet në librin e Heinz Heger “Burrat me trekëndëshin e kuq”.
“Rreshterët e SS-it dhe burrat tjerë gudulisën viktimën me pupla parë, në këmbë, mes këmbëve, nën sqetull dhe në pjesët e tjera të trupit”, thuhet në libër.
Në Japoninë e lashtë, me këtë lloj torture janë dënuar ata që ishin në pushtet dhe që kryenin krime që ishin përtej kodit penal. Kjo quhej “shikei”, që përkthehet si ‘dënim privat’. Një torturë e tillë ishte ishte kusuguri-zeme, ose ‘gudulisje e pamëshirshme’./Arbresh.info
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...