Bali, ishulli i njohur turistik i Indonezisë, nga sot do të vendosë për turistët e huaj një taksë prej 150.000 rupiah (9 euro), e cila do të aplikohet nga autoritetet me qëllimin për të mbrojtur “ishullin e perëndive”.
Ishulli që tërheq miliona vizitorë të huaj çdo vit, dëshiron të nxisë ekonominë lokale për t’u përballur me efektet e padëshiruara të turizmit.
“Kjo taksë ka për qëllim mbrojtjen e kulturës dhe mjedisit në Bali”, tha guvernatori në detyrë i ishullit, Sang Mande Mahendra Jaya.
Kjo taksë do të paguhet online përmes portalit “Love Bali” dhe do të zbatohet vetëm për turistët e huaj që vijnë në Bali. Sundimtari i ishullit popullor beson se pagesa online do të bëjë që të mos ketë radhë, kur vizitorët të mbërrijnë në Bali.
Gati 4.8 milionë turistë vizituan ishullin nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa autoritetet janë zotuar të godasin sjelljen e pandershme nga turistët pas disa incidenteve, kryesisht të të huajve të zhveshur brenda tempujve ose vendeve të shenjta, që tronditën shumicën e komunitetit hindu./A2CNN
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...