Jo vetëm që di se si të luajë poker dhe është e pamposhtur në damin kinez, inteligjenca artificiale tani është në gjendje të mësojë fjalë të reja në dialog me njeriun, në sajë të sistemit të zhvilluar në Universitetin e Osakës. Rezultati është botuar në Arxiv, vendi që pret veprat shkencore përpara botimit në një revistë.
Është një metodë e re për të dialoguar me njeriun në mënyrë të natyrshme, me të cilën inteligjenca artificiale fiton leksikën nëpërmjet konfirmimeve të nënkuptuara. Me fjalë të tjera, mëson se në cilën kategori duhet të klasifikojë një fjalë të panjohur përmes dialogjeve të shumta, në të cilat konfirmohen ose jo parashikimet e tij.
Shumë nga të ashtuquajturat chatbots, ose programe që komunikojnë me fjalë ose fraza të shkruara, dhe aplikacionet e ndihmës zanore të lëshuara në vitet e fundit, u përgjigjen pyetjeve të bazuara në tema të programuara. Një tjetër metodë tradicionale me të cilën kompjuteri mëson bazohet në përsëritjen e pyetjeve të thjeshta.
Metoda e zhvilluar nga grupi Kazunori Komatani punon me konfirmime implicite, pa pasur nevojë të përsërisë të njëjtën pyetje disa herë: sistemi ofron kategorinë e një fjale të panjohur dhe parashikimi i tij konfirmohet ose jo, në përgjigjet dhe kërkesat e pranuara nga njeriu gjatë bisedës, si dhe konteksti.
Në këtë mënyrë, një sistem i inteligjencës artificiale mëson fjalë të reja duke dialoguar. Dhe rendimenti përmirësohet në bazë të rezultateve të fituara në biseda të tjera. Me këtë qasje, kompjuteri mund të bëhet më brilant duke biseduar me njeriun, duke dhënë përgjigje më të sakta dhe të qëndrueshme. / Bota.al
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...