Një dukuri e veçantë do të ndodhë brenda kësaj jave me satelitin Hënë. Do të ndodhë fenomeni i quajtur “Super Hëna”, duke e afruar atë më shumë se kurrë pranë Tokës, vetëm 50,000 km.
Për shkak të afërsisë, “Super Hëna” do të duket shumë herë më e madhe, më e ndritshme pasi orbita e saj është shumë pranë tokës. Si pasojë drita e saj do të reflektohet në Tokë më shumë se zakonisht.

Ky fenomen quhet ndryshe edhe “Hëna e dëborës” dhe nëse jeni duke pyetur veten përse, kjo është për shkak të fiseve vendase të Amerikës.
Kjo ishte mënyra sesi ata e ndiqnin ndryshimin e stinëve, pra sipas kalendarit hënor dhe ajo atij diellor. Hëna e plotë e janarit quhet një hënë ujku dhe u emërua kështu pas kafshëve që ulërijnë duke kërkuar ushqim në netët e ftohta të dimrit. Ndërsa hëna e dëborës është e parë e plotë në muajin shkurt. Kështu u emërua sepse gjatë kësaj periudhe bora zakonisht është më e thellë dhe për këtë arsye është shumë e vështirë edhe gjetja e ushqimit. Gjithashtu ajo njihet edhe me emrin “Hëna e urisë”./standard/
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...
Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Akademik...