Të vizitosh Europën kur je i uritur?! Culture Trip ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Culture Trip, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’. Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’.
Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’.
Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’.
Ndërsa shumë njerëz në Angli thonë se mishi i pjekur mirë ia kalon ushqimit me bazë peshku dhe patateve, motori më popullor i kërkimit Google tregon se është ekzaktësisht e kundërta..
Franca, me elegancën e saj në shërbim, të josh me mishi lope ‘Bourguignon’, të gatuar me perime dhe salcë.
Në Spanjë më e njohura është ‘paella’, njw specialitet vendas i orizit me fruta deti. Në Portugali, më i preferuari mbetet ‘bacalhau’, peshku kod i tharë dhe i tymosur, i shoqëruar me patate të vogla të ziera.
‘Spätzle’ janë një përgatitje tipike e Gjermanisë jugore: tip makarona (njoki) në formë të çrregullt bërë nga miell gruri, vezë dhe ujë.
‘Schnitzel’, mish viçi i prerë hollë i skuqur me miell dhe thërrime buke, janë ushqimi tradicional i kuzhinës vjeneze.
Europa qendrore, sidomos Polonia janë të njohura për ‘pierogi’, byreçkat e mbushura.
Nëse shkoni në Norvegji nuk mund të lini pa provuar “fiskesoupe’, supën e peshkut. Në shtetin fqinjë, Suedi, do të gjesh kudo ‘Kottbullar’, specialiteti vendas për qoftet.
Nga Rusia e madhe dhe e ftohtë, mos u largoni pa provuar ‘pelmeni’, mini byreçka të bushura me mish, peshk, kërpudha etj, por kujdes, nga erëzat e forta, aroma mund të zgjasë disa ditë. /Monitor
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën